Shërbime Body & Paint

BODY PAINT

Proçesi i plotë I riparimit, I cili kalon në disa faza, siguron që automjeti juaj të inspektohet dhe të riparohet vetëm nga teknikë profesionistë, përparësia e të cilëve është rikthimi juaj në rrugë I sigurt.

Ne punojmë me kompanitë më të mëdha të sigurimeve, ne ju garantojmë se riparimet tona janë cilësore dhe realizohen nga një staf profesionistësh, prandaj jemi të lumtur t’ju ofrojmë garanci për çdo riparim të kryer.

 

Marrja e Automjetit

 

Nëse jeni përfshirë në një aksident, ose nëse automjeti juaj ka dëme që dëshironi ti riparoni, telefononi Sherbimin e Karotrecit për të marrë automjetin tuaj kudo që ndodheni.

 

Ekipi ynë punon ngushtë me ju ose kompaninë e sigurimeve për të mundësuar një kontroll FALAS të kompjuterizuar dhe për të vlerësuar me saktësi çdo dëm përpara kryerjes së riparimeve.

 

Riparimet e Karrocerisë

Pas vlerësimit të automjetit tuaj, ai dërgohet në servis ku hiqen të gjitha pjesët që kërkojnë riparime apo zëvendësim. Më pas, kryejmë riparimin e karrocerisë dhe strukturës së automjetit tuaj.

 

Lyerje/Luçidim

Pas përfundimit të karrocerisë, automjeti juaj I nënshtrohet proçesit të stukimit dhe lyerjes. Teknikët tanë ekspertë përdorin teknologjinë kompjuterike për të gjetur saktë përputhjen e ngjyrave bazuar në kodet e prodhuesit përpara aplikimit të bojës.

 

Larja e Automjetit

Një shërbim në Mektrin Motors nuk quhet i përfunduar derisa automjetit tuaj ti ofrohet edhe një larje e plotë. Ky hap i fundit, siguron që automjeti juaj do të duket shumë mirë pas dorëzimit dhe na lejon të kontrollojmë riparimet estetike për herë të fundit.

 

Dorëzimi i Automjetit

Sapo riparimi të përfundojë, ekipi ynë do t’ju kontaktojë dhe do t’ju ftojë për inspektimin përfundimtar. Këshilluesi juaj i shërbimit do të shqyrtojë automjetin dhe riparimet me ju, përpara se të plotësojë dokumentacionin përfundimtar dhe t’ju dorëzojë çelësat.