Shërbime Periodike – Jaguar Land Rover
Çdo makinë Jaguar & Land Rover meriton shërbimin më cilësor nga teknikë të trajnuar, duke përdorur vetëm pjesë origjinale dhe vaj Castrol Sintetik për të ruajtur performancën e makinës tuaj.
Shërbimi Periodik i kryer në kohë nuk është vetëm shërbim i domosdoshëm, por ai ndihmon në parandalimin e problemeve si dhe rritjen e vlerës së makinës tuaj.
Gjatë vizitës tuaj, ne gjithashtu do të realizojmë një kontroll dhe diagnostikim të të gjithë sistemeve të makinës suaj nga teknikët tanë më të trajnuar.
Shërbime Periodike – Volvo
Asnjë nuk kujdeset për Volvon tuaj më mirë se ne!
Me planifikimet e Shërbimeve Periodike Volvo, ju mund të jeni të sigurt se makina juaj do të vazhdojë të performojë si e re edhe mbas shumë vitesh.
Për të patur një informacion sa më të plotë rreth mjetit tuaj, ne do të realizojmë një kontroll të detajuar të automjetit, që përfshin kontrollin fizik dhe atë elektronik nga teknikët tanë më të mirë.
Shërbime Periodike – Mektrin Motors
Mektrin Motors ka një eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme në shërbim e klientëve të saj. Mekanikët dhe inxhinierët tanë janë te specializuar për tu kujdesur për automjetin tuaj.
Ne gjithashtu, ofrojmë Shërbime Periodike të markave të ndryshme si Mercedes Benz, Smart, BMW etj.